Propozimi i Beqajt: E premtja dhe e hëna të jenë pushim! Të çlodhemi dhe ndihmojmë ekonominë pas COVID-it
Për të ndihmuar ekonominë, ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PS-së, Ilir Beqja i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava që të vendosë si ditë pushimi edhe të premten e të hënën, përveç fundjavës.
“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë edhe 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, për t’u dhënë mundësi njerëzve që të kenë mundësi për më shumë alternativa, që të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë vendase.
Nëse nga sot për 9 javë nëse mund të shpallim tre fundjava, nga e premtja në të hënë, praktikisht 4 ditë pushimi, njerëzit mund të programojnë që sot punët dhe prenotimet, sepse në fund të fundit një kërkesë e shtuar rishtaz këtë vit për turizmin vendas nuk përballohet aq kollaj” tha ai në foltoren e Kuvendit në seancën e sotme plenare.
Fraksion.com