Memoriali i Holokaustit; Ambasadori i Izraelit: Shqipëria si një pishtar tolerance
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler në fjalën e tij në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, e ka cilësuar Shqipërinë si një pishtar tolerance.
Në fjalën e tij, Gal Gendler ka shprehur vlerësimin më të madh për vendin tone, duke shtuar se do të ishte diçka e mirë nëse e bota do ta njihte këtë anë të Shqipërisë.
Është nder për mua të marr pjesë në këtë inagurim. Do të doja të nis fjalën duke cituar me Ana Frank: Nëse gjithë kjo dhimbje përfundon, ka ende hebrenj gjallë ata do të mbahen si shembull për të dëshmuar dhe kujtuar veprat më mizorë të njeriut.
Do të dojë të falenderoja SHBA si një vend që i nis gjithmonë këto veprimtari. Do të doja të falenderoja për vendin që na është thënë. Vlerat janë ende në Shqipëri. Edhe sikur të duhej ndonjë manifestim, e pamë edhe gjatë pandemisë në Itali. Shqipëria shërben si bujari, pishtar tolerance dhe si njerëz mikpritës. Nëse shumë kombe do ta mësonin këtë pjesë të Shqipërisë do të ishte e shkëlqyer,” tha ai.
Fraksion.com