Italia bllokon lëvizjen për 13 shtete, në listë edhe vende nga Ballkani
Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza , pas konsultimit me ministrat e punëve të jashtme, të brendshme dhe transportit, nënshkroi një urdhër për ndalimin e hyrjes dhe kalimit në Itali për qytetarë të 13 vendeve, që për 14 ditët e ardhshme duan të qëndrojnë ose të kalojnë tranzit.
Lista është si më poshtë: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.
Për të garantuar një nivel adekuat të mbrojtjes shëndetësore, ministria informon, se gjithashtu janë pezulluar fluturimet direkte dhe indirekte drejt secilit nga vendet më lart . “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të rrëzojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një linjë maturie maksimale “, nënvizoi ministri. Ndalesa vlen edhe për ata që kanë qëndruar në ato shtete, në 14 ditët e fundit.
Në listën me vendeve të ndaluara është përfshirë nga vendet e Ballkanit edhe Maqedonia e Veriut.
Edhe pse me të njëjtat shifra mbi Covid-19, Shqipëria ndryshe nga Maqëdonia e Veriut, nuk është përfshirë nga Italia në listën e vendeve të ndaluara.
Kujtojmë se BE nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të lëvizin lirshëm pas 1 korrikut, kjo për shkak të situatës së shifrave gjatë ditëve të fundit, me Covid 19.
Shqiptarët janë në pritje, që më 15 korrik, kur për vendet e tjera të merret vendimi, të mund të ndizet drita jeshile, që të lëvizin lirshëm edhe për në Francë, Gjermani, Holandë etj.
Fraksion.com