Festë gjigante në pishinë; Samanta Karavella feston ditëlindjen: Ja sa vjeç mbushi
Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është sot vajza e ditëlindjes dhe e ka pritur këtë festë në shoqërinë e personave më të afërt.
Këngëtarja ka mbledhur të afërm e miq buzë pishinës, ku ka organizuar një super festë ditëlindjeje.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Samanta ka shkëlqyer në ditën e saj speciale.
Megjithëse këngëtarja s’ka publikuar asgjë në rrjete sociale, ka qenë Enca ajo që ka ndarë pamjet nga super festa e ditëlindjes.
Të themi të vërtetën, këngëtarja bukuroshe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj.
Së fundmi, Samanta lajmëroi se do t’i bashkohet hiteve të kësaj vere me një projekt që është thuajse gati.
Kënga e re do të titullohet “N.K.N” dhe ajo shfaqet e gjitha e veshur me lëkurë gjarpri në videoklip.
Fraksion.com