AktualitetTë fundit

Digjet në ecje automjeti Citroen në 1 të natës në Llogara

Një makinë tip ‘Citroen’ është djegur mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit në zonën e Llogarasë në Vlorë.

Mjeti në fjalë ka qenë duke ecur kur është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë është shkrumbuar totalisht.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë, e cila më pas ka sjellë edhe pasojat e tjera.

Fatmirësisht jo në dëmë në njerëz.

 

Fraksion.com