AktualitetBota+Të fundit

Bullgaria rikthen kufizmet antiCOVID-19

Qeveria bullgare riktheu sot kufizimet antiCOVID-19, tashmë të hequra, që ndikojnë në jetën e natës, sportet dhe ngjarjet private, pas një raporti ditor rekord prej 240 rastesh të reja.

“Klubet e natës dhe baret do të mbyllin sërish hapësirat e tyre të brendshme nga 10 korriku, ndërsa bizneset në natyrë do të lejohen të qëndrojnë të hapura vetëm me 50 % të kapacitetit të tyre”, urdhëroi ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Ndeshjet e futbollit dhe turnetë e tjera do të zhvillohen pa spektatorë.

Dasmat dhe festat e tjera mund të organizohen me deri në 30 persona, nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror.

Ndërkohë, kryeministri bullgar, Boyko Borisov, garantoi se ndihma shtetërore do të vazhdojë të jetë në dispozicion për bizneset e prekura.

 

Fraksion.com