AktualitetTë fundit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 29 fluturime të konfirmuara për ditën e premte

Tirana International Airport njoftoi sot se deri tani janë 29 fluturime të konfirmuara për ditën e premte, datë 10 korrik.

Sipas TIA-s, janë konfirmuar fluturimet me “Air Albania” në linjat Tiranë – Romë; Tiranë – Milano; Tiranë – Stamboll.

Po ashtu me “Albawings” në linjat: Tiranë – Firence; Tiranë – Rimini; Tiranë – Dyseldorf; Tiranë – Venecia: Tiranë -Hamburg.

Ndërsa me “Wizz Air” në linjat: Tiranë – Pragë; Tiranë – Memingen; Tiranë – Luton (Londër); Tiranë – Vjenë; Tiranë – Bolonja; Tiranë – Bergamo.

Po ashtu janë konfirmuar edhe fluturimet e tjera, konkretisht: me kompaninë “Air Serbia” – Tiranë – Beograd; me “Edelweiss” – Tiranë – Zyrih; me “Ukraine Airline” – Tiranë – Ukrainë; me “Blue Panorama” – Tiranë – Gjenova, Tiranë – Verona, Tiranë – Milano dhe Tiranë – Romë; me “Austrian Airlines” – Tiranë – Austri; me “Jonika” – Tiranë – Kiev; me “Pegasus” – Tiranë – Stamboll; me “Aegean” – Tiranë – Athinë; me “Belavia” – Tiranë Minsk.

TIA u bën apel pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀
⠀⠀
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së.

 

Fraksion.com