“Ne për këtë po punojmë”; Basha akuzon Ramën: Po e gërryen nga brenda ekonominë, po i jep goditjen fatale
Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se po gërryen nga brenda ekonominë e vendit.
Me tej Basha shkruan se shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Ndaj sipas tij ata meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira.
Postimi i Bashës:
RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.
Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.
Fraksion.com