AktualitetTë fundit

Prostitucion, trafik droge dhe vjedhje me armë; OFL u nis kërkesën 4 shtetasve me precedentë penalë në Fier e Lushnjë

Operacioni “Forca e Ligjit” i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 4 shtetasve.

Kështu OFL i ka nisur shtetasit kërkesën A. G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjithashtu OFL i ka nisur kërkesën shtetasit M. H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

OFL po ashtu i ka nisur kërkesën shtetasit L. H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

Gjithashtu OFL i ka nisur kërkesën R. K., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

Fraksion.com