AktualitetPolitikëTë fundit

“Premtimi i Bashës për taksën”; Braçe: Turp! Përplasjani në surrat llogarinë

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës gjatë turit që po zhvillon në vend për rikthimin e taksës së sheshtë 9% nëse PD-ja do të vijë në pushtet. Por çfarë është kjo taksë për socialistët, që kur erdhën në pushtet e hoqën duke vendosur progresiven?

Braçe thotë se me këtë taskë, Lulzim Basha kërkon të pasurojë një grusht edhe më të vogël njerëzish. Braçe ka një porosi për qytetarët. “Përplasjani në surrat llogarinë”. “Një i paturp që nuk di të bëj mbledhje, zbritje, shumëzim e pjesëtim, nuk mund as të tallet me ju e as t’iu zhysë shumë më keq në pabarazi” shkruan ai.

Postimi i Braçes: 

Patjeter qe e keni degjuar kete perbetimin e ri ekonomik te Lylzim Bashes; 9% tatim per te tere!

Kaq thote! Nuk sqaron asgje veç kesaj, tipike propagande per tja hedhur gjithkujt! Po ju thote; me 9% tatim do ju bëj të pasur! Po a ju ben? Lesh! Shiheni pak tabelen ne foto; favori fiscal nga tatami mbi pagat 9% është 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet?

Urdheroni:

281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermierë, mjekë, epidemiologë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrëfikës, nëpunës të administratës publike etj etj, përfitojnë 3.27 miliardë lekë në vit. 12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë 4.4 miliardë lekë në vit.

A e kuptoni cfare pabarazie e frikshme eshte kjo?

A e kuptoni qe kjo nuk u ben te pasur juve, te vegjelve e te mesmeve?

Urdheroni edhe nje llogari tjeter;

36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi.

22 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi i bizneseve VIP.

Favori fiscal prej uljes së Tatim Fitimit nga 15%, sot në (% e Lulit është 15.miliardë lekë.

9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP, ose 60%.

Keshtu i thyen ne mes ky oligarket?

A e kuptoni tani se ky kerkon te pasuroje nje grusht edhe me te vogel njerezish?

Pabarazia ne ndarjen e te ardhurave e ben cdo vend te padrejte dhe padrejtesia rrenon gjithcka, gjithcka;

Kjo eshte arsyeja qe ju thote vec nje fjali te shkurter;

9% tatim!

Perplasjani ne surrat llogarine!

Nje i paturp qe nuk di te bej mbledhje, zbritje, shumezim e pjesetim, nuk mund as te tallet me ju e as t’iu zhysë shume me keq ne pabarazi!

Pabarazia kerkon adresim;

Adresimi fiskal eshte nje nga aspektet, i rendesishem e qe e ben te dobishem rishikimin e tatimit mbi te ardhurat, tatimit mbi fitimet.