AktualitetTë fundit

“Në Shqipëri veprojnë grupe satanike”; Pastori i njohur flet për horrorin në Kombinat

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për horrorin eKombinatit që ka shokuar mbarë opinionin publik në vendin tonë.

Pastori i njohur Akil Pano tha se lyerja e trupit me uthull e një të vdekuri nuk është praktikë e krishtërimit. ai tha gjithashtu se në  Shqipëri veprojnë grupe satanike dhe misterioze.

“Në biblën që lexoj unë nuk ekzistion si praktikë lyerja e trupit me uthull. Nuk është praktikë e krishtërimit. Në religjon thuhe se jeta është dhuratë e zotit dhe se vetëvrasja është mëkat, kjo pasi nuk mundet të rrëfehet. Kur flitet për ringjalljen në Bibël, flitet për ringjalljen e shpirtit. Vajza do të përballet sërish me Prokrurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshohet se ajo….Në deklaratat e motrës nuk thuhet se cilin religjon kanë ndjekur 5 vitet e fundit. Ajo ka thënë që më herët kanë ndjekur Kishën Ungjillore në Përmet dhe pastaj ka ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Në deklaratë Blerta tregon se vitet e fundit ritet i bënin në shtëpi dhe besonin tek ringjallja. Pra ka një paqartësi cili religjon kanë ndjekur. Blerta thotë që ‘ishim të angazhuara për të shkuar në rrugën e Zotit”- tha Pano.

 

Fraksion.com