AktualitetTë fundit

“Më trishtoi pa masë lajmi”; Manastirliu: Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe

Këtë mëngjes është ndarë nga jeta dr. Hysni Shkjau, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Ministrja Ogerta Manastirliu në reagimin e saj për  mjekun u shpreh se: Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.

Reagimi i Manastirliut:

Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!

Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.

Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!

 

Fraksion.com