“Jezusi ta di emrin”; Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi
Të tjera objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta , nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë motra Blerta.
E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.
Historia rrëqethëse e nënës së bashku me të dy bijat që u vetëflijuan, bërën xhiron e mediave të huaja. Një ngjarje makabre e cila përfundoi me dy të vdekura, nënë e bijë. Ndërsa vajza e madhe e familjes, ia doli mbanë falë ndërhyrjes së mjekëve.
Ato qëndronin në shtëpi, ndërsa nuk lejonin askënd që ti shqetësonte. Në njërën nga dhomat u dergj e vdekur prej më shumë se një viti Anisa Josifi, ndërsa e ëma Zhaneta dhe motra Blerta e lyenin me vaj e uthull. Këto janë pamjet brenda shtëpisë të nënës dhe vajzave që u vetëflijuan duke tentuar ringjalljen. Ekspertët janë futur në këtë banesë, e cila ndodhet në zonën e Kombinatit në kryeqytet, dhe kanë bërë dezinfektimin.
Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur dhe nuk shkonin në asnjë kult. “Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.
Siç raportohet edhe në ekspertizë, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi, ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre.
3 javë më parë policia ka shkuar tek banesa e Zhaneta Josifit, pas ankesave të vëllait e fqinjëve, por 56-vjeçarja u ka thënë se nuk dilnin nga banesa, për shkak të koronavirusit dhe se kishin hallet e tyre.
Jashtë kamerave të gjithë banorët shprehen se gratë ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait. Ata kanë parë shpesh aty njerëz me kostume, dhe që në dorë mbanin broshura, duke u futur tek banesa.
Por pas këtyre pretendimeve, Dëshmitarët e Jehovait kanë dalë me një deklaratë ku thonë se gratë nuk bënin pjesë në grupin e tyre, dhe se ky besim i tyre nuk predikohet dhe as nuk pranohet.
Fraksion.com