Investimet në Bovillë; Rama: Rritet sasia e furnizimit dhe kapacitetet e filtrimit të ujit në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Bovilla ku është investuar për ndërtimin e linjës së re të transmetimit, që përmirëson kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, si dhe janë shtuar kapacitetet e impiantit të filtrimit.
“Mirëmëngjes nga Bovilla e bukur por aspak thjesht turistike. Liqeni i Bovillës falë investimeve tona ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitetet e filtrimit të ujit në Tiranë. Tirana që duam për Shqipërinë që duam”, tha Rama.
Në sajë të këtij investimi, qytetarët e Tiranës do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.
Linja e re e transmetimit që lidh ujëmbledhësin e Bovillës me impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë, është e gjatë 10 km dhe transmetojë 1800 litra ujë në sekondë, pra dyfishon sasinë e ujit që shkon për trajtim në impiantin e Bovillës.
Kjo linjë, me diametër DN900, prej gize sferoidale, është ndërtuar paralelisht me linjën ekzistuese, duke shtuar një tjetër arterie kryesore furnizuese për qytetin. Pika e takimit të saj, pranë ujëmbledhësit është kryer përmes kolektorit kryesor të liqenit, ndërkohë që pika e takimit pranë Impiantit është bërë përmes një bypass-i të dedikuar.
Fraksion.com