COVID-19: Polonia jep ndihmë shtesë mjekësore në Irak
Më 5 korrik 2020, Zyra e Presidentit të Republikës së Polonisë dhuroi 1000 litra dezinfektues për autoritetet shëndetësore të Irakut, si përgjigje ndaj pandemisë globale COVID-19. Ky donacion i dytë pasoi një kontribut të mëparshëm polak prej 50,000 maska të dhëna në 16 qershor.
Kontigjenti polak në Misionin e NATO-s Irak (NMI) koordinoi këtë shpërndarje shtesë të ndihmës. Ceremonia për të shënuar dhurimin e dytë polak u zhvillua në bazën ushtarake irakiane në Taji ku ishin të pranishëm, zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë irakenë, përfaqësues polakë dhe personel të Misionit të NATO-s Irak dhe të Task Forces të Kombinuar të Operacionit të udhëhequr nga SH.B.A.
Iraku kërkoi ndihmë përmes Qendrës së Koordinimit Euro-Atlantik të NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC). EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj urgjencave civile. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat dhe ofertat e ndihmës. Që nga fillimi i krizës, EADRCC ka koordinuar kërkesa nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), 16 vende të NATO- dhe vende partnere, duke rezultuar në dhjetëra oferta ndihme.
NATO nisi Misionin e saj aktual në Irak në vitin 2018, me kërkesën e Irakut dhe pas vendimit nga drejtuesit e NATO-s në Samitin e Brukselit. Misioni i NATO-s Irak është një mision këshillues, trainues dhe ndërtimi i kapaciteteve jo-luftarake, i kryer në respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut. Ai përfshin trajnerë, këshilltarë dhe personel ndihmës nga aleatët dhe vendet partnere, përfshirë Australinë, Suedinë dhe Finlandën. Ky Mision bazohet në arritjet e deritanishme të partneritetit midis NATO-s dhe Irakut.
Iraku dhe NATO gjithashtu ndajnë një angazhim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit. Më 4 qershor 2020, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mori pjesë në një takim të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in, të mbajtur përmes video-konferencës. Ai deklaroi në atë kontekst se NATO mbetet e vendosur plotësisht për të mbështetur “Forcat e vetë-mbajtjes së Sigurisë Irakiane, të afta të parandalojnë kthimin e Daesh, të stabilizojnë vendin e tyre dhe të luftojnë terrorizmin”. Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e ecjes përpara në koordinim të ngushtë dhe konsultime me Koalicionin Global dhe qeverinë e Irakut.
Në takimet e tyre të fundit të mbajtura përmes video-konferencës në 17 dhe 18 qershor 2020 Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ripohuan angazhimin e tyre për të forcuar përpjekjet e Aleancës në Irak, në konsultim të plotë me qeverinë e Irakut dhe Koalicionin Global.
Fraksion.com