AktualitetBota+Të fundit

Brazili raporton 1.091 të vdekur nga virusi, Meksika 523

Brazili të dielen raportoi 1.091 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa 523 pacientë të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 64.265, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Ndërkaq, 37.923 raste të reja u regjistruan në vendin e Amerikës Latine, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm në 1.577.004.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 30.366, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të prekurve ka arritur në 252.165, me 6.914 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani 152.309 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt dhe vdekjen e parë më 19 mars.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothujase tërë globin.

SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Pandemia ka marë më shumë se 528.200 jetë njerëzish në gjithë botën, ndërsa 11,1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 6 milion janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

 

Fraksion.com