AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID-19 në moshën 41-vjeçare

Nick Cordero, aktori i njohur i Broadway ka humbur betejën pas infektimit me COVID-19.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, ajo që ka njoftuar vdekjen e Cordero-s, i cili ishte 41 vjeç.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani”, u shpreh i Kloots në llogarinë e saj zyrtare në Instagram mbrëmjen e së dielës.

“Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua me qetësi nga kjo tokë”.

Kloots ka qenë vazhdimisht aktive në përditësimin e informacioneve online për shëndetin e burrit të saj, teksa ai luftonte me virusin. Ajo tha se Cordero luftoi me sëmundjen për 95 ditë.

Lindur në Kanada, Cordero u rrit në Hamilton, Ontario.

Në vitin 2014 ai u nominua për Tony Award  dhe Drama Desk Award për rolin e tij në “Bullets Over Broadway”, rol që e çoi atë në Theatre World Award dhe Outer Critics Circle Award.

Cordero do të mbahet mend për rolin e Earl, në prodhimin e Broadway të “Waitress”, si dhe rolin e Sonny në versionin muzikor të “A Bronx Tale” të Chazz Palminteri.

Cordero dhe Kloots, një trajnere e fitnesit, u zhvendosën në Los Angeles, ku luajti në “Rock of Ages” në vitin 2019.

Ai u takua me Kloots, kur ata të dy po performonin në “Bullets over Broadway” dhe u martuan në 2017-ën.

Nick pësoi një dëmtim të madh të mushkërive nga koronavirusi: “Duket sikur ai ka qenë duhanpirës për 50 vjet. Aq të dëmtuara janë”, u shpreh partnerja e tij.

Përveç bashkëshortes, Cordero la pas djalin e tyre 1-vjeçar, Elvis.

 

Fraksion.com