AktualitetPolitikëTë fundit

Cakaj uron 4 Korrikun: Shqiptarët të bekuar nga mbështetja e pakursyer e SHBA-ve

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj uroi 4 Korrikun, festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Sipas kryediplomatit Cakaj, kjo nuk është vetëm data historike e pavarësisë së SHBA-ve, por burim frymëzimi për liri, drejtësi dhe barazi.

“Shqiptarët janë të bekuar e pafundësisht mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve, në përpjekjet e tyre për zhvillim e demokraci”, u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, ministri në detyrë Cakaj u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë pika orientuese politike, diplomatike e vlerore e Shqipërisë.

 

Fraksion.com