Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: 22 fluturime të konfirmuara për ditën e diel
Tirana International Airport njofton se deri tani janë 22 fluturime të konfirmuara për ditën e diel.
Sipas TIA-s, janë konfirmuar fluturimet me Air Albania Tiranë – Romë dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Stamboll dhe kthim.
Po ashtu, janë konfirmuar fluturimet me Wizzair Tiranë – Bruksel dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Luton (Londer) dhe kthim, Tiranë – Vjenë dhe kthim dhe Tiranë – Dortmund dhe kthim.
Më kompaninë Blue Panorama janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Romë dhe kthim
Me kompaninë Tui është konfirmuar fluturimi Tiranë-Bruksel dhe kthim. Me Air Serbia, Beograd – Tiranë dhe kthim, me Albawings janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Tiranë – Umbria dhe kthim dhe Tiranë – Piza dhe kthim.
Me kompaninë Lot, Tiranë – Poloni dhe kthim, ndërsa me kompaninë Austrian Tiranë – Vjenë dhe kthim. Me Aegean, Tiranë – Athinë dhe kthim dhe me Belavia Tiranë – Minsk dhe kthim.
TIA u risjell në vëmendje pasagjerëve se duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Po ashtu u rikujton atyre që gjatë udhëtimit, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀
Ndërkohë, TIA thotë se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e BE-së.⠀
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë”, thotë TIA.
Fraksion.com