Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”; 17 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë
Tirana International Airport njofton se deri tani janë 17 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.
Sipas TIA-s, janë konfirmuar fluturimet me Air Albania Tiranë – Bolonja dhe kthim si dhe Tiranë – Milano dhe kthim.
Po ashtu, janë konfirmuar fluturimet me Wizzair Tiranë – Dortmund dhe kthim, Tiranë – Eindhoven dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, Tiranë – Trevizo dhe kthim, Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim, si dhe Tiranë – Piza dhe kthim
Me Air Serbia, Beograd – Tiranë dhe kthim, me Alitalia, Tiranë – Romë dhe kthim, me Blue Panorama, Tiranë – Ankona dhe kthim, Tiranë – Torino dhe kthim dhe Tiranë – Bergamo dhe kthim.
Me kompaninë Lot, Tiranë – Varshavë dhe kthim, me kompaninë Transavia, Tiranë – Paris dhe kthim dhe me Sky Up, Tiranë – Kiev dhe kthim
TIA u risjell në vëmendje pasagjerëve se duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Po ashtu u rikujton atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀
Ndërkohë, TIA thotë se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e BE-së.⠀
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë”, thotë TIA.
Fraksion.com