AktualitetPolitikëTë fundit

Video e Ramës: Eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot eksodin historik të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shfaqen pamjet e shqiptarëve 30 vjet më parë duke hyrë në ambasadat e huaja dhe në anijet që u nisën drejt Italisë, Rama thekson se sot është koha për të kuptuar çmimin e lirisë.

“Mirëmëngjes, 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, – thekson Rama.

30 vjet më parë, 2 korrik 1990 mijëra vetë hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit komunist duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.

 

Fraksion.com