“Turizmi pa mbështetje”; Basha me operatorët turistikë në Divjakë
Në fjalën e tij, Basha tha se “efekti që turizmi do të jepte dhe do të jap nesër me qeverisjen tonë është i shumëfishtë edhe në degë të tjera të ekonomisë sepse në këtë mënyrë ajo që do të arrimë është se me numrin e turistëve në rritje do të arrimë që degë të ekonomisë siç janë bujqësia prodhimi bujqësorë dhe përpunimi i prodhimit bujqësor blegtorale dhe i peshkut të dedikohet drejtpërdrejt për një konsum shumëfish më i lartë se sa konsumi i banorëve të vendit, ku ne kemi mundës të ofrojmë një numër më të madh turistësh dhe një sezon më të gjatë turistik”.
Ai tha se, ” për këtë kërkohen politika reale, mbështetëse dhe jo tortura dhe kalvarit të përditshëm të inspektorëve të ngjalave, inspektorët që janë shtuar gjatë kësaj qeveria, në vitin tonë të parë qeverisë do të jenë në karantinë, pra në moratorium për një vit deri sa Shqipëria të ketë një kuadër normal dhe europian të inspektoriatit në mënyrë që as biznesi i vogël, fermeri dhe biznesi i madh të mos zgjohet me inspektor te dera”.
Po ashtu Basha tha se nga një klimë e re biznesi do të përfitojë i gjithë sektori i turizmit dhe gjithë ekonomia shqiptare
“Së fundi do ti japim fund konkurrencës së padrejtë, lejeve dhe licencave ekskluzive që jepen kuturu dhe vazhdojnë të jepen edhe në ditë e fundit të qeverisë, ndërkohë 200 mijë shqiptarë që jetojnë nga sektori i turizmit është lënë pa mbështetje në sekret të plotë është marrë një pjesë e territoret e tokës së bazës ushtarake në Sarandë dhe është bërë gati ti jepet klientëve të qeverisë”, tha Basha. /atsh
Fraksion.com