Mimoza Hafizi kandidon për rektore; Nisin përplasjet për procesin e zgjedhjeve në universitete
Por në Universitetin e Tiranës vijon ngërci. Përplasjet mes kryetares së komisionit zgjedhor Majlinda Ketes dhe rektorit aktual Mynyr Koni. Ky i fundit e quan të pavlefshëm komisionin aktual ndërkohë që ka nxjerr vendimin për regjistrimin e anëtarëve të komisionit të ri deri në orën 16:00 të 2 korrikut. Nga ana tjetër komisioni institucional i zgjedhjeve ka mbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve në garën për rektor.
Por kandidatja për rektor e quan absurd kohën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe ende nuk është e qartë si do të shpalosë platformën për drejtimin e Universitetit të Tiranës .
I gjithë ky proces është absurd por unë nuk do i nënshtrohem. Më mirë reago se hesht. Unë dëshiroj që universiteti tu kthehet pedagogëve dhe studentëve.
Fraksion.com