AktualitetTë fundit

2 rastet në Fier; Pas gruas, infektohet burri dhe nusja e djalit: Si u mor koronavirusi?

Teksa deklaroi në komunikatën e përditshme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 2 prej rasteve të reja janë në Fier.

Top Channel mëson se dy raste në fjalë janë infektuar nga vatra e re në Patos. Ata janë bashkëshorti i gruas 50-vjeçare dhe nusja e djalit të tyre. Nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative. Dyshohet se infeksioni është marrë nga nusja që shoqëroi të atin në QSUT.

Babai i saj ishte shtruar para disa ditësh.

Nusja ndërkohë është infermiere në Urgjencën e Spitalit të Fierit, por ka qenë me leje për shkak të sëmundjes së të atit.

 

Fraksion.com