Horoskopi mujor, korrik 2020
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Aspekti i volitshëm me Saturnin sjell kontroll të mirë kësaj energjie, si edhe orientim të lehtë drejt qëllimit, pa kurrfarë devijimesh as pengesash të mëdha. Do të keni sukses në aspektet afariste, posaçërisht nëse keni vendosur të filloni diçka krejtësisht të re. Ata të cilët nuk janë të punësuar, këtë muaj mund të gjejnë lehtë punë të mirë dhe të jenë shumë të kënaqur.
Shëndeti: Koha është për detoksikimin e organizmit, pini më shumë lëngje.
Dashuria: Marsi dhe Venera sjellin energji shumë të bukur për dashuri. Meqenëse Venera është retrograde, lehtë mund të kthehet ndonjë person nga e kaluara, apo të vazhdohet lidhja e ndërprerë. Në çdo rast, në këtë muaj janë të mundshme ngjarje dashurore. Deshtë e lirë mund të njohin ndonjë person të ri, të arsimuar dhe komunikues nëpërmjet miqve apo rrjeteve shoqërore, apo të ndonjë rasti afarist. Për ata Desh të cilët janë të martuar apo janë në lidhje të gjata gjithashtu kjo periudhë është e volitshme, posaçërisht nëse udhëtojnë diku me personin e dashur…
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Financat do t’ju jenë të mira këtë muaj, Venera në sferën e financave sjell suksese, dhurata, fitime të lehta, posaçërisht nëse merreni me media, botime, gazetari, shkrime… Sfera e punës është nën ndikimin e planetëve retrogradë, gjë që sjell ndonjë zvarritje, pritje apo edhe mundësi kthimi në diçka të vjetër, apo në përtëritje të bashkëpunimit me ish-klientët, kolegët.
Shëndeti: I shkëlqyeshëm!
Dashuria: Është periudhë shumë e volitshme që ish-partnerët të kthehen në jetën tuaj, apo që të përtërihet kontakti me personin nga e kaluara. Për ata të cilët janë të zënë vjen periudhë më dinamike, mundësia e shkuarjes në një rrugëtim të shkurtër me personin e dashur është e sigurt. Partneri mund të jetë pak më i durueshëm, të ketë iniciativën, andaj ka mundësi të përjetoni edhe ndonjë lloj presioni apo sforcimi, gjë që në ju mund të krijojë edhe rezistenca të caktuara, mirëpo do të arrini ta gjeni zgjidhjen e cila të dyve do t’ju përshtatet. Për Demat e lirë është periudhë e volitshme për njohje të reja, si edhe për fillim të lidhjes së zjarrtë me një person pak me moshë më të re.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Do të keni intuitë të theksuar dhe ndjenjë për punë në periudhën e ardhshme. Punët e lidhura me teknikën, kompjuterët, teknologjitë e reja… do t’ju jenë posaçërisht të përshtatshme këtë muaj. Për ata të cilët janë në biznes privat është periudhë e volitshme që në mënyrë të shpejtë të arrijnë deri te fitimi dhe të avancojnë. Nëse mendoni për blerje apo shitje të pasurive të patundshme, ky muaj është posaçërisht në anën tuaj.
Shëndeti: I keni të ndjeshme rrugët e frymëmarrjes, kujdes nga ftohet dhe inflamacionet. Më shumë pushoni, shëtitni dhe merruni me sport!
Dashuria: Nëse jeni të lirë, për ju është koha e duhur për dashuri. Personi me të cilin punoni ju adhuron mirëpo marrëdhënia në njëfarë mënyre është e përcaktuar. Fjala është për një person me moshë më të re, por që është komunikues, i mençur dhegaztor. Mundësia e fillimit të lidhjes sekrete me personin të cilin e takoni nëpërmjet takimeve afariste është e sigurt. Ata të cilët janë të martuar kanë ndikim të fuqishëm të Neptunit i cili mund të krijojë ndonjë dyshim apo mosbesim në marrëdhëniet me partnerin. Tani nuk është koha për bisedime serioze, do të mund të përfundoni në rrugë pa krye dhe të mos bëni asgjë të mençur, prisni rastin më të mirë.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Eklispi i kaluar, i cili ka ndodhur në shkallën e parë të shenjës së Gaforres, ju hap një periudhë të volitshme që të bëni ndryshime më të mëdha në sferën e punëve dhe që diçka të zgjeroni, të avanconi. Posaçërisht është periudhë e volitshme për ata të cilët merren me punë private, do të kenë përkrahje të familjarëve si edhe të miqve të sinqertë. Për Gaforret e papunësuara nuk është periudhë edhe aq e volitshme për punë. Premtime ka si edhe raste, mirëpo ende po zvarritet diçka, andaj duhet të jeni të durueshëm.
Shëndeti: Pika e dobët janë fshikëza dhe rrugët urinare, çajet shëruese do t’ju ndihmojnë mjaft!
Dashuria: Sfera e dashurisë do të jenë nën ndikimin e Marsit në shenjën e Dashit, periudhë mjaft energjike për të gjitha Gaforret. Nëse jeni të lirë, prisni aventurë të zjarrtë me një Dash apo Akrep, fjala është për person më të ri, energjik, i cili është depërtues dhe ka iniciativë, ju nuk duhet të bëni asgjë, vetëm të relaksoheni… Për ata të cilët janë të martuar apo në lidhje të gjata pason periudhë e qetësisë. Personi i dashur do të jetë mjaft i orientuar në punë dhe obligime, andaj do të ndiheni të vetmuar, të lënë pas dore. Megjithatë, e gjitha kjo është e karakterit kalimtar, andaj duhet të kini mirëkuptim.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Do të ketë shumë ide të reja gjatëmuajit, do të keni komunikim shumë të mirë dhe bashkëpunim edhe me kolegët dhe me eprorët. I gjithë muaji është në shenjë të ndryshimeve të volitshme për ju, prandaj shfrytëzoni ndikimet në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse suksesi ju pret. Për ata të cilët janë në biznes privat gjithashtu është periudhë e volitshme edhe për punë edhe për financa.
Shëndeti: Pika e dobët mund të jenë këmbët dhe enët e gjakut, lëvizni më shumë!
Dashuria: Sfera e dashurisë është nën ndikimin e udhëtimeve dhe argëtimeve. Nëse jeni të lirë, më parë në një udhëtim të shkurtër do të njihni një person të ri, me të cilin në fillim mund të jeni edhe në ndonjë formë miqësie, ndërkaq më vonë do të arrini deri te lidhja emocionale. Ata të cilët janë të martuar kanë ndikim të fortë të Saturnit i cili sjell marrëdhënia emocionale në ndonjë rishikim, ndërsa disa nga ju mund të përjetojnë edhe ftohje të marrëdhënieve me partnerin. Saturni është si inspektor, ashtu që në plan të parë do të dalë e gjithë ajo që është e shtypur, nuk është zgjidhur, mirëpo nuk është as përkrahje për marrëdhëniedhe lumturi të mëtejshme.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Tani është periudhë e volitshme që t’i kryeni dhe përfundoni disa marrëveshje të vjetra, apo që sërish t’i aktivizoni. Ky muaj është i volitshëm për sukses dhe avancim. Për ata të cilët janë të papunësuar nuk është edhe aq e volitshme për fillimin e punës së re. Prisni edhe një kohë.
Shëndeti: Pika të dobëta ju janë stomaku si edhe sistemi i organeve të tretjes. Kushtoni rëndësi ushqimit.
Dashuria: Periudhë e shkëlqyeshme për shoqërim me miq, ekzistojnë shanse që nëpërmjet miqve të njihni një person të këndshëm i cili do të zgjojë interesimin tuaj, po ashtu do të keni mundësi që miku t’ju ofrojë dashuri. Kryesisht, ju jeni në një periudhë të bukur dhe interesante dhe do t’ju ndodhin situata simpatike të cilat do t’ju gëzojnë dhe do t’jua bëjnë jetën të plotësuar dhe interesante. Është periudhë e volitshme edhe për Virgjëreshat të cilat janë të martuara. Partneri do t’ju përkrahë posaçërisht, prisni që t’ju kënaqë me kujdes por gjithashtu edhe me ndonjë dhuratë.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Sfera e punës këtë muaj është nën ndikimin e kushteve të volitshme të cilat sjellin ndryshime të mira. Pjesa e dytë e muajit sjell atmosferë pak më të tendosur, më të ngutshme në punë, mirëpo ju do të gjendeni mirë në situata të tilla dhe lehtë do të përshtateni si edhe zakonisht.
Shëndeti: I shkëlqyeshëm! – transmeton Telegrafi.
Dashuria: Peshoret e lira do të jenë të preokupuara me shumë gjëra, është e mundshme që të ndodhë ndonjë aventurë dashurie, asgjë serioze. Theksi është në punë dhe në kontakte afariste… kryesisht e gjitha sillet rreth kësaj. Personi nga puna vazhdimisht po ju vardiset, mirëpo ju do të dëshironi që ta shmangni, sepse nuk dëshironi të prishni marrëdhëniet tuaja miqësore-afariste, pasi që nuk keni për qëllim të hyni në lidhje serioze. Peshoret e zëna, gjithashtu, edhe ato të cilat janë të martuara, kanë para vetes periudhë tensionimi. Janë të mundshme mospajtimet me partnerin, më së miri është të mos hyni në debate, sepse ekziston mundësia që të shkohet deri në grindje serioze.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Marsi,sunduesi juaj, kalon nëpër shenjën e Dashit, gjë që ju sjell tepricë energjie, humbje durimi, nervozë… andaj lehtë mund të hyni në konflikte me kolegët por edhe me eprorët, pra duhet të kujdeseni. Posaçërisht shmangni grindjet dhe debatet të cilat nuk ju sjellin zgjidhje, por, përkundrazi, mund t’ju sjellin edhe disa probleme në punë, andaj gjithsesi do të pendoheni.
Shëndeti: Pika e dobët janë fyti dhe sinuset, kaloni më shumë kohë në natyrë, shëtisni më shumë!
Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë, para jush është një periudhë e qëndrueshme dhe interesante. Do të forconi marrëdhënien me partnerin, shumica e Akrepave do të mendojnë për martesë. Është periudhë e volitshme për diçka të tillë, nuk do të gaboni. Akrepat e lirë gjithashtu para vetes kanë një periudhë interesante. Nëse do të lëvizni mjaftueshëm apo do të jenë në kontakte, së shpejti do të keni një njohje e re. Fjala është për një person shumë të këndshëm, i cili do t’ju pëlqejë në shikim të parë. Personi me siguri është edhe goxha i suksesshëm, janë të mundshme edhe disa marrëveshje të përbashkëta për punë. Këtu kemi bashkimin e së bukurës dhe së dobishmes.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Për ata të cilët janë të papunësuar nuk është muaji më i mirë për gjetjen e punës së re. Për ata të cilët merren me blerje apo shitje të patundshmërive është periudhë jashtëzakonisht e volitshme dhe sjell sukses në afarizëm.
Shëndeti: Do të jeni nervozë gjatë gjithë muajit, marrja me sport do t’ju ndihmojë!
Dashuria: Shigjetarët e lirë i pret një periudhë e shkurtër e heshtjes, asgjë e veçantë nuk do t’u ndodhë këtyre ditëve. Është e mundshme shtyrja e një takimi të cilin e keni planifikuar, me siguri për shkak të obligimeve apo të ndonjë situate të paparashikuar. Marrëveshja ekziston, por për një rast tjetër. Shigjetarët e zënë do të jenë më shumë jashtë shtëpisë, të zënë me obligime afariste. Është periudhë e mirë për punë dhe financa, mirëpo gjithashtu ekziston mundësia e lidhjes sekrete me personin me të cilin keni bashkëpunime afariste. Nëse asgjë tjetër, do të jetë aventurë, flirt, ndonëse lehtë mund të jetë edhe diç më shumë.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Është periudhë e mirë për edukim, përgatitje, strategji të reja, të cilat do t’i aplikoni në periudhën e ardhshme e cila sapo vjen. Askund mos u ngutni, por përgatituni mirë. Për Bricjapët e papunësuar gjithashtu nuk është kohë edhe aq e volitshme për gjetje të një pune të përshtatshme.
Shëndeti: Pika e dobët janë eshtrat, nyjat, ushtrimet e shtendosjes do t’ju bëjnë shumë mirë!
Dashuria: Do të jeni këndshëm të surprizuar me thirrjen e një miku të cilin tashmë një kohë të gjatë nuk e keni parë. Do të përtërini miqësinë e cila një kohë ka qenë e ndërprerë. Nëse jeni të lirë do të mund të prisni njohje të një personi interesant i cili do të mund t’ju pëlqejë shumë. Është e mundshme hyrja në një lidhje me personin të cilin e njihni nëpërmjet një miku të vjetër. Me siguri është e lindur në ndonjë shenjë të ujorit. Bricjapët e zënë para vetes kanë një periudhë shumë interesante dhe aktive me personin e dashur. Shoqërimi, shëtitje, argëtime… nuk do t’ju anashkalojë as shkuarja në një udhëtim të shkurtër.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Ndikimet në punë sjellin ndryshime edhe në punën ku punoni aktualisht, ndonëse këto ndikime sjellin edhe ndryshime,por edhe mundësi krejtësisht të reja afariste. Do të keni disa ide të bukura për të ardhmen e afarizmit, të cilin do të mund ta realizoni me ndihmën e një personi të gjinisë femërore që e njihni kaherë apo me të keni pasur bashkëpunime afariste.
Shëndeti: Ka mundësi që të rraskapiteni mendërisht dhe shumë po mendoni për shumë gjëra, këshilla është që të shëtisni më shumë, të qëndroni në ajër të pastër, të pushoni sa më shumë…
Dashuria: Personi në një udhëtim do t’ju kontaktojë, është e mundshme që për shkak të ndonjë pune apo ndonjë shërbimi të cilin ia keni premtuar. Zhvillimi interesant i situatës pason. Personi me siguri ka lidhje me udhëtime për shkak të natyrës së punës së tij, do të vëreni që shpik mënyra se si edhe më shumë të jetë në kontakt me ju. Është e mundshme që, pos që do të realizoni me të bashkëpunim të shkëlqyeshëm afarist, të jetë edhe ndonjë vardisje dhe ftesë për shoqërim pa obligime. Ka mundësi që ai person t’ju pëlqejë andaj nëse jeni të vetmuar, mund të ndodhin edhe romanca dashurie. Po ashtu, është periudhë shumë e volitshme edhe për lidhje sekrete dashurore!
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Do të jeni inovativ, gjë që do të shprehet shumë mirë në punë, por edhe në financa tuaja. Do të keni edhe oferta të reja për punë, është e mundshme edhe që të pranoni ndonjë punë shtesë e cila mund t’ju sjell fitim të shpejtë. Sa u përket financave, ky muaj do të jetë shumë i volitshëm për ju!
Shëndeti: I shkëlqyeshëm!
Dashuria: Këto ditë do të jeni goxha aktiv, do të keni takime, do të shëtisni, do të komunikoni… Është periudhë e shkëlqyeshme për kontakte emocionale, posaçërisht nëse jeni të lirë. Është e mundshme të njihni një person më të moshuar, me siguri të lindur në shenjën e Gaforres apo Demit. Me personin e tillë do të keni komunikim të shkëlqyeshëm, do të jeni të ngjashëm në shumëçka, do të keni interesime të ngjashme, pëlqime të dyanshme. Ka gjasa që me personin e tillë të filloni lidhje emocionale. Do të mund të jetë kjo një lidhje e cila do të ketë perspektivë. Peshqit e zënë do të kenë nevojë që pak të ndahen nga partnerët e tyre. Ka filluar diçka t’ju ngufatë…
Fraksion.com