AktualitetTë fundit

Goditet organizata italo-shqiptare, 37 të arrestuar për drogë

Një operacion i përbashkët i autoriteteve të Drejtësisë italiane dhe asaj shqiptare, ka çuar në goditjen e një organizate italo-shqiptare që akuzohet për trafik ndërkombëtarë të lëndëvë narkotike

Në pranga përfunduan një numër i madh anëtarësh të kësaj organizate. 27 italianë dhe shqiptarë u arrestuan në Itali, ndërsa 10 shqiptarë në Tiranë dhe Vlorës, ku u sekuestrua dhe një motoskaf i fuqishëm. Përgjatë hetimeve në të dy vendet, të nisura prej disa vitesh janë sekuestruar të paktën 3.5 tonellata drogë, kryesisht marijuhanë, por dhe kokainë. Vlera e saj, sipas prokurorëve italianë, shkon në afro 40 milion euro.

Drejtuesi i Prokurorisë Antimafia në Itali, Federico Cafiero De Raho u shpreh se bëhet fjalë për një ndër operacionet më të mëdha kundër kriminalitetit italo-shqiptar, duke vlerësuar raportin shumë të ngushtë, siç u shpreh ai me autoritetet shqiptare dhe punën e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Edhe drejtuesi i SPAK-ut, Prokurorisë së posaçme shqiptare kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja theksoi se “skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar”.

 

Fraksion.com