‘’Ç’mund të presësh nga i biri i diversantit’’; Meta publikon foto nga artikulli i Zërit të Popullit
Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi i fundit me Elez Biberajn në shkurt të këtij viti, i cili sot ka detyrën e drejtorit të detyrë të Zërit të Amerikës.
Por Meta thotë se kujt do ja merrte mendja 40 vite më parë, vitin kur Elez Biberaj ‘djali i diversantit’ filloi punë në ”Voice of Amerika”, do të arrinte majat më të larta të medias së lirë.
Emërimi i tij si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës, për Metën është lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.
Postimi nga Ilir Meta:
Emërimi i zotit Elez Biberaj në pozicionin tepër të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për mua dhe të gjithë shqiptarët.
I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z.Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar.
Z.Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë.
Kush e mendonte 40 vjet më parë se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat më të larta të medias së lirë!
Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë! 🇦🇱🇺🇸
Fraksion.com