Rama thotë se do të tërheqë padinë ndaj Haradinajt
Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për mediat në Kosovë, deklaroi se do ta tërheqë padinë për shpifje të bërë ndaj Ramush Haradinajn.
“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë në selinë e tiij apo në shtëpinë e tij. Shpifja ishte mbi mua, mbi Ramushin, mbi të gjithë. Do ta tërheqë padinë. Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por është shumë e madhe ajo që sot na bashkon të gjithë. Nuk e di çfarë raporti lind mes nesh pas tërheqjes së padisë. Me shpifje apo pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është figurë e rëndësishme politike”, tha Rama.
Edi Rama ka shtuar se shpifja e Haradinaj megjitihatë ka bërë bujë dhe se ka bërë edhe 22 padi të tjera ndaj figurave kryesisht politike.
“Reagimi ynë është se kjo është një metodë brutale dhe diskriminuese, që nuk krijon atmosferën për proces të drejtë dhe të barabartë ligjor, sipas meje. Janë ca me doreza të zeza, si komitë me doreza të zeza. e më ndërhyjnë. Shpifja është bërë kaq normale, që është një akt shumë i ulët. Njerëzit mund të habiten për padinë time, por mbi mua janë 22 padi. Gjithë bota është nën shpifjen. Kam bërë 22 padi për shpifje, kryesisht për figura politike. Këtë e kam bërë që djali im kur të rritet dhe të hyjë në google të mos lexojë 1000 të zeza për mua, kur unë edhe nuk do të jem ndoshta, se jetës nuk i dihet. Shpifja në fjalë nuk është e zakonshme, plus shpifja për pazare territoresh është një shpifësi e madhe. Shpifja e Haradinajt u bë bujë e madhe, duke na bërë neve tradhtar, gjë që nuk është bërë”, deklaroi Rama.
Fraksion.com