AktualitetTë fundit

Jepet masa për Adjola Lakrën; Si u njoh 26-vjeçarja me Hekuran Billën pas ndarjes nga Sebastjan Mali

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçaren Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

26-vjeçarka ka qenë e lidhur me Sebastjan Malin, edhe ky i arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit.

Lakra jetonte në pallatin, në katin e parë të të cilit Mali kishte lokalin dhe nëna e tij parukerinë, ku ajo krihej dhe më pas pinte kafe te lokali, prej ku dhe është njohur me Malin, duke krijuar një lidhje intime me të.

Referuar dosjes së Prokurorisë, gazetarja Lala bën me dije se pas ndarjes me Sebastjan Malin ishte ky i fundit që në llogarinë e vajzës në Instagram i ka bërë ftesë Billës. Ky i fundit ka pranuar dhe ka nisur komunikimin me vajzën. Billa dhe Lakra janë takuar në zonën e Komunës së Parisit dhe kanë vijuar të takoheshin rregullisht.

Edhe natën e ngjarjes, vajza ka thënë se është telefonuar nga Billa dhe janë takuar, në vendin ku takoheshin gjithmonë. Nga ana e saj, 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni, që vëzhgohej nga VIktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akuzohen si autorët e vrasjes së 40-vjeçarit.

Ndërkohë, Prokuroria shprehet se ka siguruar prova të forta kundër të dyshuarve të krimit, Marku e Mali, duke qenë se vajza ka qenë e dashura e Sebastjan Malit.

 

Fraksion.com