Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale
Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon ajo.
Europa duhet të jetë vetë shembull
„Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë”, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. Kështu duhet që çdo opozitë të ketë „shansin e drejtë” që „të vijë sërish në qeveri”. Këtu bëjnë pjesë si koha e njëjtë për fjalën në parlament, ajo e transmentimit kohor njësoj në median publik dhe një drejtësi e pavarur. Në Bashkimin Europian aktualisht zhvillohen procedura verifikimi të respektimit të shtetit ligjor me Poloninë dhe Hungarinë.

Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE. „Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona”, është shprehur Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun „qëndrojnë mes nesh dhe Kinës.”
Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën, ka thënë Merkel. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, „ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel./dw
Fraksion.com