Shifrat alarmante të koronavirusit; Qetëson mjeku: Mos u hutoni, ka ritme të mëdha zbulimi, por…
Mjeku Ilir Alimehmeti komenton shifrat alarmante të katër ditëve të fundit, ku pati një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që arriti kulmin ditën e djeshme me 82 raste pozitive.
“Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja! Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim! Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!”, shkruan mjeku mes të tjerash.
Mesazhi i plotë:
Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.
❓ Çfarë do të thotë?
➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!
➡️ Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!
(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)
🚩 Raste të reja pozitive:
13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)
14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)
15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)
16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)
🚩 Testime:
13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)
14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)
15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)
16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)
🚩 Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):
13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)
14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)
15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)
16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)
🚩 Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):
13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)
14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)
15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
🚩 Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:
13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)
14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)
Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”
🙏Ngushëllime familjes!🙏
❓A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.
✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!
✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!
✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!
✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!
Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!
Evitoni grumbullimet!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Fraksion.com