Raporti i DASH për luftën ndaj trafikimit të personave; Shqipëria në grupin e shteteve si Gjermania dhe Italia
Departamenti Amerikan i Shtetit për të gjashtin vit radhazi vlerëson Shqipërinë në luftën kundër trafikimit të personave.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila mban edhe detyrën e Koordinatorit Kombëtar në Luftën ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ka publikuar raportin e DASH, ku Shqipëria vlersësohet në grupin e dytë të vendeve të ngjyrosura me të verdhë, ku është edhe Italia e Gjermania.
“Shqipëria renditet në grupin e dytë të vendeve, të ngjyrosura me të verdhë në hartën më poshtë, në çështjet që lidhen me Luftën kundër Trafikimit të Personave”,- sqaroi Voda.
“Në Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë si më poshtë:”… Qeveria demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese; prandaj Shqipëria mbetet në nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin dënimin e trafikantëve të dënuar me kushte të konsiderueshme burgu, identifikimin e më shumë viktimave dhe sigurimin e trajnimeve të forta për zyrtarët përkatës. Qeveria, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ngriti edhe Bordin Këshillëdhënës të Viktimave të Trafikimit, i përbërë nga tre të mbijetuar, dhe rritja e ndihmës së viktimave në procedurat penale duke krijuar Qendrën e Zhvillimit për Drejtësi Penale për të Mitur dhe punësimin e koordinatorëve shtesë të ndihmës së viktimave … “,- citoi Voda raportin e DASH. /j.p/
Fraksion.com