AktualitetBota+Të fundit

Hungaria do t’i bashkangjitet tubacionit Rrjedha Turke përmes Serbisë

Kompania hungareze MOL njoftoi të shtunën se do t’i bashkangjitet tubacionit të gazit “Rrjedha Turke”, e cila zgjatet nga Rusia në Turqi.

MOL tha se do t’i bashkohet tubacionit të gazit përmes Serbisë.

Rregullatori miratoi një plan dhjetëvjeçar të zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërlidhjeje të re të gazit serbo-hungarez, me një kapacitet prej 6 miliardë metrash kub në vit.

“Rrjedha Turke” përbëhet nga dy linja të gjata 930 kilometra që shtrihen nga Rusia në Turqi përtej detit të Zi, dhe dy linja të veçanta në gjatësi prej 142 kilometra dhe 70 kilometra.

Projekti ka një kapacitet të përgjithshëm prej 31,5 miliardë metrash kub. Linja e parë me një kapacitet prej 15,75 miliardë metrash kub është caktuar për furnizime për klientët vendas të Turqisë, dhe linja e dytë, me një tjetër kapacitet prej 15,75 miliardë metrash kub, mbart gazin rus duke e shpërndarë drejt Evropës përmes Bullgarisë.

Shpërndarja komerciale përmes tubacionit të gazit filloi këtë vit më 1 janar.

 

Fraksion.com