AktualitetPolitikëTë fundit

Cakaj në Uashington, takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, kanë një marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takime edhe me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”- u shpreh Cakaj.

 

Fraksion.com