AktualitetPolitikëTë fundit

Tensionohet Kuvendi: Ralf Gjoni konfliktohet me Halit Valterin, ndërhyjnë kolegët (video dhe foto)

Ndërsa fliste në Kunvend ministrja Etilda Gjonaj një moment tensioni është regjistruar në sallën e Kuvendit mes deputetëve të opozitës parlamentare. Ralf Gjoni është fiksuar të ketë një debat verbal me Halit Valterin.

Në video duket kur ndërhyn deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ja kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin. Ndërsa Myslim Murrizi e tërheq nga krahu dhe e largon Gjonin nga vendi ku ishte ulur Valteri

Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com