Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për akuzat ndaj Thacit dhe Veselit, u shpreh se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, ndërsa shtoi se çdokush që dyshohet për krime duhet që të mbajë përgjegjësi.
“Hashim Thaçi nuk është i akuzuar. Do i nënshtrohet procesit si cdo qytetar. Thaci nuk akuzohet për ato që ka bërë gjatë luftës së Kosovës, por akuzohet për ato që nuk ka bërë pas luftës. Krimet nuk krahasohen, por janë individuale. besoj tek e drejta ndërkombëtare. Gjykimi i ngjarjeve që kanë ndodhur nga 1999-2000 në Kosovë kanë dështuar.
Në Kosovë ka pasur kauzë të drejtë të luftës, por ka pasur krime dhe ata që kanë kryer krimet, qofshin komandantë apo çfarë do, duhet të mbajë përgjegjësinë. Ne zgjedhim politikanë të shantazhueshëm. Unë them se Hashim Thaçi nuk ka pse të ketë frikë. Nëse ka bërë beteja të pastra nuk ka pse të ketë frikë”, tha Vasjari.