“Gjendja e fatkeqësisë mbaroi”; Murrizi: Kuvendi të kthehet në normalitet
Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit, gjatë seancës së sotme plenare, që parlamenti të rikthehet në normalitet, lidhur me kohën e deputetëve për të folur, por edhe pyetjet për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.
Nga ana tjetër, sipas Gramoz Ruçit, gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundoi, por jo aktet normative që janë miratuar. Seanca e sotme plenare është e para pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore si pasojë e situatës së COVID-19, megjithëse masat mbeten në fuqi.
Në rend të ditës janë disa çështje të rëndësishme, ku pritet të niset me raportimin e dy kryetarëve të institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami. Në rend dite është edhe rifillimi i punës së shërbimit të gjyqësor, pas situatës së COVID-it.
Ndërkohë, do të diskutohen edhe dy projektligje që janë kthyer nga presidenti Ilir Meta, ai për “Shërbimet e pagesave” dhe “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të një porti të llojit MBM në Porto- Romano Durrës”.
Fraksion.com