Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim nga 1 korriku Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al Jassim, do të mbajë nga 1 korriku pozicionin e Dekanit të Trupit Diplomatik në Shqipëri.
Ambasada e Kuvajtit në Tiranë, bën të ditur se me këtë rast u zhvillua edhe një ceremoni për dorëzimin e pozicionit të Dekanit të Trupit Diplomatik.
Ambasadori Fayez Mishari Al Jassim do të mbajë këtë post duke filluar nga 1 korriku pas përfundimit të detyrës së Ambasadorit në largim të Republikës së Serbisë, Miroljub Zariç.
Fraksion.com