AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltengerg: Ndërsa bota po ndryshon, NATO po ndryshon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg foli në Forumin e Brukselit në  Fondin Marshall të Gjermanisë,  të martën (23 qershor 2020), duke trajtuar çështje që fillojnë nga kontrolli i armëve deri tek planet për një valë të dytë të COVID-19.

Ai tha se “NATO duhet të jetë në gjendje të mbrojë të gjithë Aleatët kundër çdo kërcënimi nga çdo drejtim.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg vazhdoi, më tej se “një nga qëllimet e NATO 2030, është të sigurohet që ne të përshtatemi, që ne të ndryshojmë ndërsa shohim botën po ndryshon. ”

Forumi i Brukselit bashkon udhëheqës, politikëbërës dhe ekspertë të Evropës dhe Amerikës së Veriut, për të diskutuar sfidat aktuale transatlantike.

 

Fraksion.com