AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk po shpikim ndonjë gjë, do hamë fasule…”; Debati për votën e emigrantëve

Ndërsa në studion e emisionit “Real Story” në News 24 po diskutohej për mënyrën se si mund të realizohej votimi i emigrantëve, analisti Arjan Vasjari reagoi duke thënë se mjafton që Shqipëria të kopjojë nga ndonjë vend tjetër sepse nuk ka për të shpikur gjë.

Për të problem që kjo të arrihet, mbetet besueshmëria e opozitës. Sipas tij, opozita shqiptare dyshon se qeveria Rama mund ta manipulojë edhe votën e emigrantëve.

Arjan Vasjari: Nuk po shpikim ndonjë gjë, do hamë fasule si ata në Gjermani, do hamë makarona si në Itali… Nuk po shpikim ndonjë gjë ne sa i përket votës së emigrantëve.

Skënder Minxhozi: Nëse sot pas 30 vitesh debatohet ende nëse vidhen apo jo zgjedhjet, po me ato vota që vijnë që andej çfarë do ndodhë? Mekanizmave për ta mbrojtur atë votë, pikëirsht kësaj ne nuk i japim dot zgjidhje.

Pandeli Majko: I japim zgjidhje duke i futur ato në sistem. Ne mund të kemi një opozitë të traumatizuar, por të mos harrojmë që edhe neve na është vjedhur vota…ne kemi një problem me rregullat që ndryshojnë në mes të lojës, me të fortët, po si do i ndryshojmë këto rregulla? Ne diasporën do e kthejmë në kulturë poltike, nuk mund të thuash shiko se këtu manipulohet vota dhe ju s’keni të drejtë të votoni… Nuk i kemi këtu (opozitën) dhe nuk mund të flasim në vend të tyre. Po të isha në opozitë do e mendoja 14 herë para se të thosha nuk jemi gati për votën e diasporës.

Skënder Minxhozi: Nuk po thotë që s’jam gati, po ka frikë se i ndryshon rezultatin, si ti do e vjedhësh…

Pandeli Majko: Po si do e vjedh? Do shkoj në Kanada ta vjedh? Shqipëria nuk mund të jetojë me frikën e asnjë politikani. Po të isha në opozitë do e votoja me të dyja duart…

Arjan Vasjari: Ne na lejohet të jemi mosbesues në vend të saj (opozitës). Këtu vihen në diskutim procedurat. Edhe kjo votë është procedurë
Pandeli Majko: Jo zotëri është e Drejtë Kushtetuese

Arjan Vasjari: Jeni ju të gatshëm që këto rregulla, këtë procedurë ta shkruani në mënyrë të njënshme pa pyetur opozitën?

Pandeli Majko: Po pse duhet ta bëjmë këtë kur opozita nuk ka thënë jo? Ne kemi diskutuar dhe një pjesë e opozicionit ka qënë në të njejtën linjë me ne. Nuk kemi pse i frymë kësaj pa përgjigje të qartë nga opozita.

 

Fraksion.com