AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk ka 15 kushte”; Rama: Kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE, dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë.

Duke publikuar deklaratën e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera, Kryeministri Rama tha “për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE deklaroi sot se “të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet ti diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve, Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës”.

“Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e BE-së në Këshill”, – tha Calavera.

 

Fraksion.com