AktualitetPolitikëTë fundit

Jozefina Topalli: Basha dështak, manipulator si Enver Hoxha

Ish-kryetarja e Kuvendit në qeverisjen e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli,  e cilësoi sot kryetarin e  PD-së, Lulzim Basha, një dështak, manipulator si Enver Hoxha, ndërsa theksoi se Bashës pas një apo dy vitesh i ndërronin ministritë se ishte si minë me sahat prej skandaleve që krijonte.

Në një reagim, pas publikimit të një videoje nga ish-deputeti demokrat Endri Hasa, Topalli tha se “kështu manipulonte Enver Hoxha historinë, për të manipuluar mendjet e njerëzve. Fshinte dhe censuronte çdo fytyrë dhe emër personaliteti nga fotoja dhe historia, për të thënë se historia jam Unë. (Fotot më poshtë janë në ballkonin e bashkisë Shkodër. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Në 2020 , me video në facebook kunati në emër të Partisë që rrezoi Partinë e Enver Hoxhës bën të njëjtën gjë”.

“Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri… Ky ka bërë Tap-in; Ky marrëveshjen e stabilizim asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri…Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse të tjerët paskemi qenë në planet tjetër.. Ky i ka bërë të gjitha siç bëri dhe tramin. Në fakt, me sa më kujtohet,  pas një apo dy vitesh këtij i ndërronin ministritë se ishte si minë me sahat prej skandaleve që krijonte”, shprehet Topalli.

Postimi i  jozefina Topalli: 

 

Fraksion.com