Integrimi; Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth.
Në fokus të diskutimit ishte jo vetëm rëndësia e patjetërsueshme e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Fare thjesht: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave të brendshme dhe pa asnjë mëdyshje do të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian!” – theksoi Cakaj.
Fraksion.com