AktualitetEkonomiTë fundit

Hapet transporti publik: Ja 13 rregullat e protokollit të sigurisë

Nga dita e nesërme, transporti publik lejohet të rifillojë aktivitetin. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se duhen zbatuar detyrimisht të gjitha kushtet të paraqitura në një protokoll sigurie që ka në total 13 pika.

PROTOKOLLI I SIGURISË PËR TRANSPORTIN PUBLIK

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

7. Duhen dezinfektuar makinat.

8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

9.  Në terminal duhet zbatuar distancimi.

10.  Terminali të dizinfektohet.

11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

12.  Të respektohen masat e higjienës.

13.  Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse

Në disa qytete si Vlora dhe Fieri, Korça dhe Shkodra do të nisë nesër aktiviteti, por përmes një deklarate Unioni i Operatoreve të Transportit Publik thotë se nuk mundet të rifillojë shërbimi për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara nga ata.

Ndërsa kreu i shoqatës së Transportit më herët tha:

“Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur.

90% e operatorëve janë për  mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet.  Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare. Së dyti subjektet përgjegjëse detare dhe ajrore nuk janë përgjegjëse për distancën por për informimin e tyre pse ne duhet të ndëshkohemi”.

6 kërkesat e tyre janë:

1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se janë marrë këto vendime, duke plotësuar dy nga kushtet. 

1. Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;

2. Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

 

Fraksion.com