AktualitetTë fundit

Ndërron jetë kryetari i PD-së në Krujë, Reshit Merlika

Ndërron jetë kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Reshit Merlika.

Lajmin e ka bërë të ditur kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Basha shkruan se PD humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar, teksa e cilëson një bashkëpunëtor të vyer.

“Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë. Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka. Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Mesazh ngushëllimi për humbjen e Reshit Merlikës, ka bërë edhe ish-deputeti Flamur Noka, ku shkruan:

“Me dhimbje te madhe morem vesh largimin tend nga kjo jete o Reshit Merlika. Ti ike para kohe miku im. Le pas familjen… Le miqte dhe demokratet e Krujes dhe te gjithe Shqiperise… Le dhimbje dhe brenge nga pas. Zoti te prehte ne paqe. Zoti i dhente force familjes te perballoje kete humbje. Lamtumire mik i shtrenjte”.

 

Fraksion.com