AktualitetKosovaTë fundit

Kosova regjistron 96 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të dielën ka regjistruar 96 raste të reja me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Instituti po ashtu ka rekomanduar Qendrën Klinike Universitare që të përgjysmojë shërbimet “dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika”.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së edhe 29 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,047.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 36 pacientë kanë vdekur.

 

Fraksion.com