Aksident tragjik në Shkodër: Humb jetën motoristi, u përplas me një automjet në Hot të Ri
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Një person i cili po lëvizte me motor, ka humbur jetën pasi u përplas me një automjet në Hot të Ri të Shkodrës.
Viktima dyshohet të jetë rreth moshë 30- vjeçare.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.
Fraksion.com