AktualitetTë fundit

“Vëllezërit Budina infektohen me koronavirus”; Rama: Më vjen sinqerisht keq; Shërim të shpejtë

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan në twitter kryeministri Rama, ndërsa bën me dije se dy vëllezërit Budina janë pozitivë me COVID-19.

Vëllezërit përfaqësues të njohur artit dhe kinematografisë shqiptare pas shembjes së Teatrit Kombëtar, së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndërmorën protesta disa ditore në Tiranë.

Më pas nisi dhe aksioni nëpër rrethet e Shqipërisë me qëllimin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

 

Fraksion.com