U përfol se ishte shtatzënë, Çiljeta zbulon të vërtetën
Çiljeta Xhilaga u bë dje kryefjala e mediave rozë me lajmet se ishte shtatzënë.
Në këto shkrime thuhej se këngëtarja është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe babai i fëmijës është partneri i saj prej 3 vitesh, portieri i Partizanit, Alban Hoxha.
Mirëpo, këto lajme rezultuan “fake news” pasi Çiljeta i mohoi vetë zërat për një shtatzëni. Ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku shkruan:
“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë”.
Fraksion.com