AktualitetKosovaTë fundit

Grenell i reagon europarlamentares Von Cramon: Pse nuk i hiqni vizat Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka bërë një shkrim në Twiter duke thënë se nuk ka parë ndonjë rezultat për marrëveshjen Kosovë- Serbi, po i menjëhershëm ka qenë përgjgja e të dërguarit të Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.

Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikoni gjithçka që bën Administrata Trump, pse nuk përqëndroheni në atë që është dashur të bëni tashmë, vizat për Kosovën.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell raportueses së Parlamentit Europian, e cila kishte shkruar “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”, duke iu referuar Administratës Trump.

Kujtojmë, që Kosovës me vite po i jepen premtime boshe për liberalizimin e vizave.

Së fundi në lidhje me liberalizimin e vizave është lajmëruar edhe eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon,

Raportuesja për Kosovën po thotë nga korriku Gjermania do të merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe e ky ndryshim i Presidencën mund të jetë në të mirën e kosovarëve për t’iu liberalizuar vizat.

“Shpresoj që me marrjen e Presidencës nga Gjermana t’u jepen vizat kosovarëve. Është diskriminim dhe ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë. Ky frustrim ndjehet edhe nga shumë kolegë të mi në Parlament, në veçanti në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Jam mjaft optimist që presidenca gjermane ta pranojë këtë situatë”, kishte thënë Cramon.

Kujtojmë se Kosova akoma mbetur e izoluar dhe pa viza, pavarësisht se ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

 

Fraksion.com